E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azi delfini i Kim Jong Il shkon ne Kine

Kim Jong Un, djali i tretë i liderit koreano-verior Kim Jong Il, ka mbërritur sot në Kinë në bordin e një treni, për të vizituar provincën kufitare Jilin.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve “Yonhap”, duket e vështirë që “delfini” i Jong Il të arrijë deri në Pekin për t’u takuar me krerët e qeverisë kineze.

Për momentin nuk dihen detajet e sakta të vizitës, por gjasat janë që Kim Jong Un të marrë aprovimin e qeverisë së Kinës, miku më i mirë i koreano-veriorëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›