E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azili per Assange rritet presioni ndaj Ekuadorit

Britania e Madhe dhe Suedia kritikuan vendimin e Ekuadorit për t’i dhënë azil politik themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange, ndërsa lufta diplomatike intensifikohet.

Aktualisht, 40-vjeçari qëndron brenda ambasadës së shtetit të Amerikës së Jugut, duke i shpëtuar kështu ekstradimit në Suedi, ku përballet me akuza përdhunimi.

Londra zyrtare, deklaroi pas dhënies së strehimit politik se nuk do të lejojë daljen e tij nga ambasada apo udhëtimin e sigurt në Kuito.

Në një deklaratë, ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Ricardo Patino, u shpreh se shpreson që çështja të zgjidhet në bisedime me autoritetet britanike.

Megjithatë, ai shtoi se pret që vendimi i Kuitos zyrtare të respektohet në përputhje me parimet e ligjet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh i revoltuar nga hamendësimet që policia mund të ndërhyjë me forcë në ambasadë, për të realizuar arrestimin e Assange.

”Nese kjo do te ndodhe, do te ishte nje shkelje flagrante e sovranitetit te shtetit tone dhe kjo do te na detyronte te kunderpergjigjeshim me force ne rruge diplomatike dhe menyra te tjera”, theksoi Patino.

Në dhënin e azilit politik, Ekuadori argumentoi se të drejtat njerëzore të Assange mund të dhunohen nëse transfererohet në Suedi dhe se nuk ka garanci që ai nuk do të ekstradohej më pas në një vend të tretë.

Themeluesi i “Wikileaks”, uebsajti që publikoi qindra mijëra faqe dokumente të klasifikuara të Uashingtonit, mund të përballet me akuza spiunazhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vepër penale e dënueshme deri me vdekje në bazë të legjislacionit amerikan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›