E Diel, 1 Nëntor 2026

Azilkerkuesit Nishani Ndjekje penale per abuzuesit

Gjate mbledhjes se sotme te Komisionit te Integrimit ministri i Brendshem Bujar Nishani ka deklaruar se do te kete ndjekje penale per te gjithe personat qe falsifikojne dokumentet per te kerkuar azil politik ne Europe.

Deklarata e Nishanit vjen pas kritikave te bere nga perfaqesues te Bashkimit Evropian para disa kohesh mbi kerkesat e bera nga qytetare te Shqiperise gjate vitit 2011 per azil ne disa vende te BE.

Nishani ka shtuar se vertetimet per gjakmarrje nepermjet te cilave shtetas shqiptare kerkojne azil jane abuzive.

Nishani paralajmeroi se kundrejt kryepleqve ose kryekomunareve qe leshojne vertetime te till do te ngrihen padi penale.

Nderkohe duke kujtuar se niveli i kerkesave per azil ka pesuar ulje pas liberalizimit te vizave Nishani theksoi se gjate muajit dhjetor jane shenuar renie te kerkesave per azil ne vendet e Europes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›