E Diel, 1 Nëntor 2026

BB Kosova nuk rrezikohetnga kriza ne eurozone

PRISHTINE-Banka Boterore ka vleresuar se Kosova ka nje qendrueshmeri financiare dhe nuk rrezikohet shume nga kriza qe ka tendenca ta perfshije prape Eurozonen.

Ne raportin e zhvillimeve ekonomike te publikuar nga Banka Boterore thuhet se remitencat kane qene nje faktor zbutes. Kosova sipas Bankes Boterore ka nje baze te forte depozitash te cilat e kane mbrojtur nga kriza.

Drejtori i Bankes Boterore ne Kosove Jan Peter Olters ka kerkuar nga Qeveria e Kosoves te permiresoj klimen e investimeve te huaja ne Kosove. Sipas Bankes Boterore rritja ekonomike per vitin e ardhshem parashikohet te jete 4 deri ne 5 per qind.
telegrafi/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›