BB i përgjigjet Vasilit: Shkeljet, s’do ta financojmë kontratën
TIRANË- Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, ka reaguar përmes një njoftimi për mediat në lidhje me shkeljet në tenderin e pajisjeve mjekësore. Në njoftim sqarohet se, “Oferta më e ulët në tenderin e sipërpërmendur të pajisjeve mjekësore ishte teknikisht e papranueshme. Për këtë arsye, Banka këshilloi të rishikohej raporti i vlerësimit të ofertave. Pas rishikimit, fitues u rekomandua një kompani, oferta e së cilës ishte 600 000 USD më e larte sesa oferta me cmimin më të ulët, teknikisht e pranueshme. Skualifikimi i ofertës më të ulët u bë për arsye që nuk lidheshin me aftësi dhe burime të tenderuesit për të marrë përsiper kontraten në fjalë. Shqetësimi i vlerësuesve kishte të bënte vetëm me ofruesin lokal të shërbimeve. Sipas udhëzuesve të prokurimeve të Bankës, caktimi i ofruesit lokal të shërbimeve është kusht vetëm për firmosjen e kontratës dhe identifikimi i tij nuk është kusht për dorëzimin e ofertës, kualifikimi i ofruesit lokal të shërbimeve nuk lidhet me përgjegjshmërinë e ofertës dhe kualifikimin e kompanisë për qëllime të vlerësimit të ofertës apo dhe shpalljes së fituesit”.
Më tej sqarohet se para se të merrte vendimin përfundimtar, Banka ka pasur disa komunikime me Huamarrësin, duke i dhënë mundësinë të rishikonte situatën dhe kryente vlerësimin e tenderit në përputhje me procedurat e rëna dakord. Nisur nga fakti që Huamarrësi nuk ndoqi kriteret e përmendura te vlerësimit dhe kualifikimit në dokumentat e tenderit dhe nuk rekomandoi si fitues ofertuesin me cmim më të ulet, me specifikime teknikisht të pranueshme, Banka nuk do ta financojë këtë kontratë”,-përfundon sqarimi i BB lidhur me skandalin e tenderit të ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e pajisjeve mjekësore, ku Banka Botërore tërhoqi investimin prej 1.1 milion dollarë, si pasojë e shkeljeve flagrante në procesin e tenderimit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)