E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB-ja i rikthehet Jugut per te ndertuar shtepi


Tjetër projekt i Bankës Botërore po vihet në zbatim me ndihmën e autoriteteve shqiptare, sa i takon banesave në Jugun e vendit, pranë zonave bregdetare.

Projekti me vlerë rreth 625 mijë USD, ndryshe nga i mëparshmi, konsiston në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të arkitekturës kombëtare dhe trashëgimisë kulturore në bregdetin jugor të Shqipërisë, duke iu kundërvënë shkatërrimit dhe/ose braktisjes së shtëpive tradicionale. Gazeta ‘Shqip’ bën të ditur se partneri i Bankës Botërore në projektin “Çatitë dhe Fasadat” është Ministria e Transporteve dhe e Punëve Publike.

Programi ka nisur zbatimin në fshatrat e klasifikuar për pjesëmarrje: Dhërmi i Vjetër, Qeparo i Vjetër, Ilias, Vuno, Himarë e Vjetër, Piqeras, Nivicë dhe Luksht (lagje në Lukovë).

Banka Botërore do të financojë deri në 70% të kostos së restaurimit, me një maksimum deri në 7,000 USD, ndërsa programi “Fjetje dhe Mëngjes” do të financojë 50% të kostos së restaurimit, me një maksimum deri në 5,000 USD.

Nga zbatimi i programit “Çatitë dhe Fasadat” synohet që brenda një periudhe prej rreth 18 muajsh të restaurohen 75 shtëpi. 20 shtëpi synohet të përshtaten me kushtet e jetesës moderne, në kuadër të programit “Fjetje dhe Mëngjes”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Berisha: Mbështetje turizmit malor
Nga parku kombëtar i Antigonesë dhe prej luginës malore të Çajupit kryeministri Sali Berisha ka premtuar më shumë mbështetje për turizmin malor në Jug të vendit si dhe per çdo formë të turizmit alternativ. Ujësjellësi, kontroll lavazheve
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka nisur një aksion të përbashkët për kontrollin e lavazheve në të gjithë territorin e kryeqytetit. Ostren, protestë kundër HEC
Banoret e kater fshatrave ne komunen Ostren te Bulqizes, protestojne kunder ndertimit te nje hidrocentrali, qe do perdore burimet ujore te zones se tyre. Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
Minatorët e zonës D në Bulqizë paralajmëruan se do të bllokojnë sërish galeritë, pasi vendet ku ata punojnë nuk janë të sigurta. Përurohet rruga “Murat Toptani”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi inaguruan rrugën “Murat Toptani”.

Lajmet kryesore

Fule: Zgjedhjet, një shans i humbur
"Nuk plotësuat asnjë kriter, refuzimi një zile alarmi"
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Qeveria, e paaftë të menaxhojë TVSH-në
Futen në grevë mbi 300 naftëtarë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›