E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC: UCK ka rrembyer e keqtrajtuar civilet

Nje hetim i bere nga BBC ka zbuluar se Ushtria Clirimtare e Kosoves ka rrembyer civile, te cilet me pas jane keqtrajtuar dhe ne disa raste jane vrare.

Burimet i kane thene BBC-se se serbe, shqiptare dhe rome ishin mes 2000 personave qe u zhduken.

Kjo ka ndodhur si gjate, ashtu edhe pas luftes ne Kosove qe perfundoi ne qershor te vitit 1999.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ish-drejtori politik i UCK-se i ka hedhur poshte keto akuza.

Zoti Thaci ka thene se mund te kete patur individe qe e kane “keqperdorur uniformen e UCK-se”, por ka shtuar se UCK-ja e ka distancuar vetveten nga keta individe.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›