E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI: Shqiptarët do të integrohen në NATO dhe BE

Rafis Haliti, numri dy i BDI-së, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se " shqiptarët me ose pa maqedonasit, do të integrohen në NATO dhe BE". Këtë porosi ai ia ka dorëzuar qeverisë dhe kryeministrit Gruevski. Haliti, nuk precizoi mënyrën se si do të ndodhë një gjë e tillë, por theksoi se anëtarësimi në NATO dhe BE, ka qenë premtim parazgjedhor i partisë së tij, kështu që BDI patjetër duhet ta plotësojë këtë zotim para votuesve. Në të kundërtën, Haliti tha se situata mund të radikalizohet. BDI i bën thirrje qeverisë që deri në dhjetor të dërgojë garanci të qartë deri te fqinji jugor dhe ndërkombëtarët se Maqedonia është e gatshme për kompromis dhe zgjidhje të kontestit të emrit me Greqinë. Me këtë rast, BDI edhe një herë shprehu qëndrim ndryshe nga kryeministri Gruevski, i cili kërkon që çështja e emrit patjetër të zgjidhet me referendum.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›