BE-Ballkan për vizat, Berisha: Rikthim abuzuesve
“Shqiperia ben nje perpjekje te madhe ne luften kunder kriminalitetit dhe trafiqeve dhe rezultatet jane evidente”. Keshtu eshte shprehur kreu i qeverise, Sali Berisha, ne fjalen e tij ne ministerialin BE-Ballkan, qe nisi punen ne Tirane.
Sipas kreut te qeverise, duhet nje bashkepunim shume i forte mes vendeve dhe gjithe organizmave ne te mire te te sigurise se rajonit.
“I percjell KE nepermjet komisioneres Malstrom dhe presidentes qipriote vendosmerine tone per te marre cdo hap dhe per t’i dhene pergjigjen e vendosur fenomentit te azilkerkuesve. Jemi te gatshem te firmosim cdo marreveshje per rikthimin ne vend te personave qe abuzojne me kete vendim shume te rendesishem dhe fisnik. Mbi bazen e ketij qendrimi ne kemi riatdhesuar nga Belgjika, dy here, grupe qe kishin aplikuar ne menyre te pamerituar, po pergatitemi ta bejme kete me Luksemburgun dhe jemi te gatshem ta bejme me secin vend te Shengenit”- tha Berisha.
Problemi i azilkerkuesve te rreme dhe ceshtja e vizave ne zonen Shengen do te jete ne qender te takimit dyditor të ministrave për drejtësi dhe çështje të brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në takim merr pjesë edhe komisionarja për drejtësi dhe çështje të brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom.
Ministrat e Brendshëm të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Francës kanë kërkuar më 25 tetor nga Parlamenti Evropian që urgjentisht të votojë klauzolën për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Ballkanin, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve të rremë nga ky rajon.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ka thënë se mekanizimi për pezullimin e regjimit liberal mund të hyjë në fuqi në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas saj, shqetësimet më të mëdha për azilkërkues i paraqesin Serbia dhe Maqedonia, ndërkohë që më pak shqetësuese është situata në Shqipëri, Bosnjë dhe Mal të Zi.
