E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Dialogu Kosove-Serbi te filloje sa me pare

BRUKSEL- Dialogu i Beogradit dhe Prishtines duhet te pergatitet mire dhe te filloje sa me pare pavaresisht nese zgjedhjet ne Kosove do te zhvillohen ne muajin shkurt apo ne fund te ketij viti.
Ky eshte qendrimi i Bashkimit Evropian te cilin e ka bere te qarte me rastin e vizites se sapoperfunduar ne Prishtine dhe Beograd Robert Kuper bashkepunetor i perfaqesueses se larte per pune te jashtme dhe siguri te BE-se Ketrin Eshton. Sic ka deklaruar per BBC-ne Maja Kociancic perfaqesuese per shtyp e Ketrin Eshtonit Bashkimi Evropian nuk ka nje afat te percaktuar per fillimin e dialogut por konsideron se bisedimet e Beogradit dhe Prishtines duhet te pergatiten mire.
Sipas burimeve ne Komisionin Evropian dhe ne Keshillin e Ministrave ne Bruksel dialogu mund te filloje ne nivel ekspertesh dhe fillimisht rreth ceshtjeve te pakontestueshme praktike per te dyja palet qe kane te bejne me ceshtjet e rendesishme per jeten e njerezve.
Keto mund te jene ceshtjet e te pagjeturve lidhjeve te trafikut telekomunikacionit energjetikes dhe te ngjashme por per kete ne Bruksel thone se duhet te merren vesh Beogradi dhe Prishtina.
Bashkimi Evropian eshte i gatshem qe ne kete proces te ndihmoje me sherbimet e veta te mira.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›