BE: Duam zgjidhje t krizs

"Ne menyre qe te gjendet zgjidhja ndaj ketij ngerci politik, dhe per te cuar perpara reformat qe jane te domosdoshme per Shqiperine qe te beje progres drejt BEse, tashme e ka ne dore qeveria dhe opozita qe te gjejne zgjidhjet, ne menyre transparente e duke respektuar kushtetuten e vendit”, tha zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic.
Pyetjes se cfarë pasojash do të ketë në të kundërt për Shqipërinë, zëdhënësja theksoi se BE është e shqetësuar për vazhdimin e ngercit aktual politik pasi nuk nxit klimen e nevojshme per te cuar perpara reformat qe kerkohen.
“Per kete arsye mbeshtetem inisiativen lehtesuese te Parlamentit Europian, e cila na vjen keq qe nuk mundi te ndihmoje per te sjelle nje zgjidhje, por sic e thashe, tani varet nga qeveria dhe opozita qe te gjejne nje rruge bashke sesi te ecin perpara. Mesazhi yne eshte i qarte: Ne mbeshtetem inisiativen e Parlamentit per te gjetur nje zgjidhje. Tani i takon qeverise dhe opozites. Nevojitet qe ata te punojne bashke per te perparuar”, theksoi Kocijancic.
Reagimet e kabineteve te Komisionerit Fule dhe Perfaqesues se Larte Ashton erdhen menjehere pasi Parlamenti Europian hoqi dore nga ndermjetesimi per zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi.