BE Heqja e vizave nga 15 dhjetori
Kete e beri te ditur dje ne Tirane komisionerja per eshtjet e Brendshme ne Komisionin Evropian Cecilia Malmstrom gjate nje vizite ne Tirane kater dite pasi BE-ja vendosi te heqe vizat me Shqiperine. Ne viziten e saj ne vendin tone Malmstrom e shoqeruar nga Sekretari i Shtetit per Migracionin dhe Azilin ne qeverine e Mbreterise se Belgjikes Melchior Wathlet zhvilloi takime me ministrin e Brendshem Lulzim Basha kryeministrin Sali Berisha studentet e Universitetit Europian te Tiranes dhe iu pergjigjen interesimit te medias permes nje konference shtypi. Ne takimin me studentet Malmstrom tha se heqja e vizave eshte nje vendim i rendesishem. Qe nga 15 dhjetori ju do te jeni te afte te perfitoni nga ky vendim i rendesishem por duhet te dini disa limite dhe autoritetet do tju informojne. Ju duhet te keni nje pasaporte diplomatike dhe regjimi i vizave eshte i rendesishem pasi keni mundesi te vizitoni vende te rendesishme dhe jo te qendroni e te punoni por nje mundesi per te udhetuar. Shpresoj ta perdorni ne menyre korrekte. Ndersa zyrtari i larte belg ne komunikimin me studentet vleresoi punen e ministrit Basha ne gjithe kete proces. Falenderoj kolegun Basha per angazhimin dhe energjine per te arritur te liberalizimi i vizave tha Wathlet. Sipas tij ne u dhame ju nje sinjal dhe ky eshte sinjali i besimit. Duam qe ju ta vertetoni qe ne kishim te drejte kishim besim te ju. Kjo kontrate nuk duhet keqperdorur pra qytetaret shqiptare nuk duhet te shkojne ne vendet e BE-se te kerkojne benefite shoqerore te kerkojne pune atje apo te kerkojne te rrine me gjate se sa periudha 3-mujore ne nje periudhe 180-ditore. Ne konferencen per shtyp komisionerja per eshtjet e Brendshme beri serish thirrje qe te mos shkelen detyrimet nga qytetaret qe do te kalojne kufirin me pasaporten e re biometrike. Ajo theksoi se qytetaret nuk duhet te kerkojne pune dhe smund te rrine me shume se 90 dite brenda gjashte muajve ne vendet e BE-se. Ne kemi qene teper te qarte ne rast se do te kete abuzim sistematik e perseris sistematik te procesit atehere po i gjithe procesi do te rishikohet. Kushtet jane teper te qarta nuk do donim qe ato te thyheshin. Prandaj kemi ardhur sot ketu une me kolegun tim belg dhe po ashtu kemi ardhur per tu informuar ju se cilat jane keto kushte te liberalizmit te vizave. Ne do mbeshtetemi te qeveria shqiptare qe ajo te beje pjesen e saj persa i perket informimit. Ju lutem ju lutem mos na zhgenjeni tha me tej Malmstrom ne komunikimin me mediat. Nga ana e tij ministri Basha theksoi se qeveria i ka dhene perparesi informimit te qytetareve. Ne takimin e mesdites kryeministri Berisha garantoi komisioneren dhe sekretarin e Shtetit belg se qeveria eshte e angazhuar te shmange te gjitha efektet negative te ketij procesi. Meta Statusi pergjegjese opozita
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta tha dje se problemi i vetem i shkruar ne dokumentin e Opinionit te Komisionit Europian ishte ngerci politik i krijuar nga opozita. Sipas zv.kryeministrit PS-ja eshte pergjegjesja kryesore e kesaj situate. Per ceshtjen e statusit dihet qe i vetmi problem ka qene dhe mbetet ngerci politik i cili eshte krejtesisht artificial dhe eshte krijuar krejtesisht nga opozita. Ajo opozita mendon se duke demtuar proceset integruese te vendit demton qeverine dhe mund te perfitoje politikisht. Por te gjithe e kane te qarte qe eshte ajo pergjegjesja kryesore e kesaj situate dhe askush nuk i beson lotet prej krokodili qe ata derdhin per ceshtjen e statusit tha Meta. Sipas kreut te LSI-se ne rast se mendojne se duke u kthyer ne elemente destruktive dhe pengues te ketyre proceseve do te ndeshkojne Shqiperine per te ndeshkuar qeverine duhet te jene te bindur qe vecse do te izolohen me tej si faktor destruktiv ne shoqerine tone dhe do te marrin ndeshkimin e merituar nga qytetaret shqiptare. Vizat Topalli takohet me ish-te perndjekurit
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli u ftua dje nga ish-te perndjekurit politike per te festuar vendimin e BE-se per heqjen e vizave me Shqiperine. Ne fjalen e saj kryeparlamentarja theksoi se kemi punuar fort kemi bere reforma te guximshme ndoshta shume te tjere nuk e mendonin se do te vinte dita qe ne do te trajtoheshim me dinjitet dhe do ishim te lire per te shkuar ne ato vende ku secili prej jush ka familjaret. Pa dyshim qe gjate rruges ka pasur pengesa. Ka pasur perpjekje nga dikush qe nuk donte qe te vinte kjo dite. Sipas saj jane perfaqesues te atij blloku qe pasi vrane djem e vajza te reja ne kufi i terhoqen me litar pas makinave edhe ne vitin 1990. Jane ata qe i cuan ne burgje dhe internime keto vajza e djem te rinj. Ndaj dhe sot jam shume e gezuar qe e festojme bashke me ju kete moment historik. Politikanet te punojne se bashku
Pas heqjes se vizave me BE-ne dhe refuzimit te statusit kandidat Britania e Madhe i ben thirrje klases politike te punoje me konstruktivitet dhe te vere interesat kombetare perpara atyre partiake. Qe Shqiperia te beje perparim te vertete dhe te shpejte politikanet e te gjithe paleve duhet te gjejne nje menyre per te punuar se bashku me konstruktivitet. Ata duhet te vene interesat kombetare mbi interesin e partise si dhe te bashkepunojne me publikun dhe te perqendrohen ne ceshtjet qe kane rendesi per popullin. Politika shqiptare nuk mund te jete une fitoj ti humb. Perfitimet jane per te gjithe tha ambasadorja britanike ne vendin tone Fiona Mcllwham. shte tani ne duart tuaja per te percaktuar se cfare do te ndodhe me pas. Ne Britania e Madhe e duam Shqiperine pjese te BE-se. Potenciali i Shqiperise eshte i qarte. Une jam vazhdimisht e impresionuar nga aftesite talenti energjite e shqiptareve ketu dhe suksesi i shqiptareve qe punojne jashte vendit u shpreh me tej Mcllwham gjate forumit te zhvilluar ne Vlore me teme Europa- ndermjet meje dhe teje. q.b
ADI SHKEMBI