E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-Iran bisedime per programin berthamor

Përgjegjësja për marrëdhëniet me jashtë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, do të mbajë të martën bisedime me kryenegociatorin iranian për çështjet bërthamore, Saeed Jalili, në lidhje me programin nuklear të shtetit aziatik.

Një zëdhënës i baroneshës Ashton deklaroi se “takimi i caktuar në Stamboll është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur një mirëkuptim me Iranin”.

Në një deklaratë të Teheranit zyrtar, shkruhej se Jalili do të “theksojë edhe një herë më shumë të drejtën e vendit për të zhvilluar kapacitete bërthamore për arsye paqësore”.

Në qershor, bisedimet midis Iranit, pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB dhe Gjermanisë përfunduan IraniIrani: Terroristë të infiltruar në ANEB Kanadaja mbyll ambasadën në Teheran Ban Ki Moon kundër Iranit pas asnjë marrëveshje.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u shpreh atëherë se propozimet e Teheranit nuk “ishin të bindshme dhe se garancitë për angazhimin serioz në bisedime mungonin”.

Një përgjegjëse e Departamentit të Shtetit, shtoi se takimi i së martës pritet me interes për të parë nëse iranianët janë të gatshëm të sjellin propozime të reja.
Irani
Irani: Terroristë të infiltruar në ANEB
Kanadaja mbyll ambasadën në Teheran
Ban Ki Moon kundër Iranit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›