E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Komisioni Evropian, sfida tjetër e emërimeve

Shtetet po bëjnë përpjekje për të marrë vendet më të mira, duke nisur që nga portofolet e mëdha ekonomike, për të cilat konkurrojnë Franca, Gjermania, Spanja, Polonia, etj.
     
Ratifikimi i plotë i Traktatit të Lisbonës ka zhbllokuar situatën dhe ka shënuar fillimin e armiqësive.
     
Komisioni Evropian ka një rol qendror në funksionimin institucional të BE-së dhe në emër të interesit të përgjithshëm evropian, ai ka ekskluzivitetin e iniciativave legjislative.
     
Traktati i Lisbonës u modifikua për t'iu përmbajtur principit ''një vend, një komisioner''.
     
Çdo shtet emëron komisionerin e tij, por shpërndarja e detyrave të tyre duhet të negociohet me presidentin ekzekutiv, portugezin, Hose Manuel Barroso.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›