E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-Koreja e Jugut bien dakord, partneritet sigurie kundër kërcënimeve nga Koreja e Veriut

BE-Koreja e Jugut bien dakord, partneritet sigurie kundër

Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian ranë dakord sot të fillojnë dialogun strategjik midis diplomatëve të tyre të lartë për zhvillimin e një partneriteti të sigurisë.

Kjo marrëveshje vjen mes tensioneve për pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut .

Presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol mbajti një samit në Seul me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, gjatë të cilit liderët ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, shëndeti dhe zinxhirët e furnizimit.

"Koreja e Jugut dhe BE janë partnerë të rëndësishëm që ndajnë vlerat universale të lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit", tha Yun në një konferencë të përbashkët shtypi, duke u zotuar për thellimin e marrëdhënieve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›