E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Kapni trenin tjetër, mos humbni kohë

TIRANË- Shqipëria duhet të kapë trenin tjetër që shkon në BE, nuk duhet të humbasë më shumë kohë. Kështu ka deklaruar në fjalën e tij, kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan, në takimin e katërt Shqipëri-BE, për Stabilizim Asociimin, që nisi paraditen e sotme.

Në fjalën e tij, Kukan ka shprehur kënaqësi për situatën aktuale të bashkëpunimit mes palëve politike në Shqipëri, duke inkurajuar që dialogu të vijojë dhe të plotësohen detyrimet e BE.

Delegacioni është këtu për tu ndihmuar, kemi 6 anëtarë të PE duke përfaqësuar të gjitha grupet e rëndësishme- tha ai.

Para tij, foli ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui, i cili  kërkoi zbatimin e axhendës së integrimin dhe përmbushjen e reformave. Adresoni rekomandimet e BE dhe ne do përkrahim lëvizjet pozitive- tha Sekui.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›