BE: Nuk duhet spekuluar rreth raportit për masat ndaj Kosovës

PRISHTINË, 17 qershor /ATSH/ Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndërinstitucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë aktorët jashtë bllokut evropian.
Kështu tha të hënën zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos, raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe tha se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve.
Zëdhënësi Stano bëri thirrje sërish që të ndërmerren të gjithë hapat për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
Stano ka përmendur që edhe Qeveria e Kosovës, por edhe pala serbe, kanë obligim që të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur ndonjë përshkallëzim eventual.
/KosovaPress/