E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Veriu jo zgjidhjeve me ane te forces

Bashkimi Evropian i ka sugjeruar Prishtinës zyrtare se problemet në veri të Kosovës nuk mund të zgjidhen me anë të forcës.

Në një prononcim për “REL”, zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton u shpreh se përdorimi i forcës është kundërproduktiv dhe kërkoi përjashtimin e këtij opsioni.

Zëdhënësja i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të reagojnë me përgjegjshmëri dhe të veprojnë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Përdorimi i forcës nuk do t’i kontribuonte situatës. Forca as do ta përmirësonte e as do ta qetësonte atë. Ne duam që të dyja palët të tregohen të Forca as do ta përmirësonte e as do ta qetësonte situatën. Ne duam që palët të vijojnë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar

Maja Koçijançiç
Zëdhënëse e Catherine Ashton përgjegjshme dhe të vijojnë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar”, pohoi Maja Koçijançiç.

Brukseli i është përgjigjur kështu deklaratës së disa ditëve më parë të zv.kryeministrit kosovar, Hajredin Kuçi, se nuk përjashtohet përsëritja e një operacioni si ai i 25 korrikut.

“Këto veprime do të jenë të detyrueshme për të vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës”, deklaroi Kuçi për mediat kosovare.

“Qeveria nuk përdor dhunë ndaj qytetarëve të saj, por ndaj atyre që shkelin ligjin”, tha më tej zyrtari i lartë i qeverisë kosovare.

Më herët para kësaj deklarate, Kuçi vlerësoi se ngjarjet e fundit në veri përmbajnë reflektime etnike dhe ndikojnë ndjeshëm në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai kërkoi që në zona të tilla, ku përplasjet ndëretnike janë të pranishme, misionet ndërkombëtare KFOR dhe EULEX të jenë më aktive.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›