BE bën thirrje për sanksione shtesë ndaj Iranit
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për masa shtesë kundër Iranit, që nuk ka pranuar të ndalë veprimtaritë e tij bërthamore. Udhëheqësit e BE-së nxorën një deklaratë sot në Bruksel ku thuhej se "refuzimi i vazhdueshëm i Iranit për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe mungesa e interesit që ka shfaqur Teherani lidhur me vazhdimin e negociatave, kërkojnë një përgjigje të qartë.”
Kryeministri britanik Gordon Brown tha se vendi i tij është i përgatitur të shqyrtojë mundësinë e sanksioneve dhe Presidenti francez Nikolas Sarkozi nënvizoi hapat që duhen marrë për ta bindur Teheranin të bashkëpunojë. Në komentet gjatë vizitës sot në Irak, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se pret që ndaj Iranit të merren sanksione domethënëse lidhur me programin e tij bërthamor nëse Teherani nuk e ndryshon kursin duke zbatuar marrëveshjet e arritura në tetor.
Ai po i referohej një
marrëveshjeje të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që i bën thirrje
Iranit ta dërgojë uraniumin e shkallës së ulët për t'u përpunuar jashtë
vendit. Irani e kundërshtoi marrëveshjen. Vendet perëndimore dyshojnë
se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, një akuzë që Teherani
e mohon.//lk