BE dhe Liga Arabe riafirmojnë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete, i bëjnë thirrje Hamasit të çarmatoset

Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe, si dhe disa vende të tjera, përfshirë Britaninë dhe Kanadanë, shprehën angazhimin e tyre për të rikthyer zgjidhjen me dy shtete në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës shkatërruese të Izraelit në Gaza.
Përfaqësues të nivelit të lartë u mblodhën në Nju Jork të hënën në një konferencë ndërkombëtare, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, në selinë e Kombeve të Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila u shty nga qershori dhe u reduktua nga udhëheqësit botërorë në ministra, krijoi tetë grupe pune të nivelit të lartë për të ofruar propozime mbi një gamë të gjerë temash në lidhje me zgjidhjen me dy shtete.
Kjo rezultoi në një deklaratë shtatëfaqëshe, të quajtur “Deklarata e Nju Jorkut”, e cila përcakton një plan me faza që i nxit vendet të njohin shtetin e Palestinës, bën thirrje për çarmatimin e Hamasit dhe parashikon qeverisjen e Autoritetit Palestinez.