E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e FMN: Ok ndihmës për Greqinë

Inspektorët e kredisë nga Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë thënë se Greqia pritet të marrë pjesën tjetër të pakos shpëtuese prej 110 miliardë euro, në korrik.

Përfaqësuesit e tre organizmave, e lajmëruan marrjen e kestit të radhës përmes një komunikate, pas inspektimit gati një mujor të financave greke dhe reformat që po implementon për të arritur përmbushjen e kushteve të pakos shpëtuese.

Inspektimi thotë se Greqia ka arritur progres të rëndësishëm, mirëpo masa të tjera janë të nevojshme.

Në Luksemburg, Zhan Klod Junker, udhëheqësi i 17 ministrave të financave të eurozonës, ka thënë se ai pret që partnerët evropian të Greqisë të shtojnë sasinë e parave dhe se do ti kërkohet ndihmë edhe sektorit privat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›