E Enjte, 5 Nëntor 2026

BE gati të dënojë qeveritë që shkelin ligjin e demokracinë

Brukseli do të jetë në gjendje të bllokojë pagesat e buxhetit për qeveritë mashtruese të Bashkimit Europian, që minojnë ligjin apo pavarësinë e gjyqtarëve, sipas një marrëveshje të luftuar fort midis parlamentit europian dhe vendeve anëtare. Në atë që u përshkrua si “fundi i një faze të dhimbshme” për Bashkimin Europian, është arritur një marrëveshje e përkohshme, e cila do të lejojë një shumicë të kualifikuar të vendeve antare të vendosin sanksione mbi qeveritë që nuk arrijnë të përmbushin standartet demokratike.

Procedurat, sipas nenit 7 të traktateve të BE-së, filluan kundër Polonisë në vitin 2017 dhe Hungarisë në 2018, rreth përpjekjeve të pretenduara nga qeveritë për të minuar pavarësinë e gjykatësve të tyre. Por sistemi aktual kërkon unanimitet midis vendeve anëtare përpara se të vendosen sanksione të tilla si heqja e të drejtave të votimit në Bruksel. Qeveritë e krahut të djathtë në Poloni dhe Hungari kanë thënë se ata do të mbrojnë njëra-tjetrën nga masa të tilla.

Sipas mekanizmit të ri, do të kishte përgjegjësi më të madhe mbi pagesat e BE përmes heqjes së kësaj veto-je. Komisioni Evropian do të përcaktojë nëse ndonjë parim është shkelur dhe më pas do të propozojë sanksione. Një pezullim i pagesave nga buxheti shtatë-vjeçar i bllokut dhe fondi i rikuperimit të koronavirusit mund të zbatohet në përgjigje të “shkeljeve të parimeve të sundimit të ligjit në një shtet anëtar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›