E Diel, 1 Nëntor 2026

BE heton dyshimet për ndërhyrje të huaja në protestat e dhunshme në Francë, në fokus rrjetet pro-ruse

Bashkimi Evropian ka nisur shqyrtimin e ndërhyrjeve të mundshme në internet dhe fushatave të dezinformimit nga vende jashtë bllokut, të cilat dyshohet se mund të kenë ndikuar në nxitjen e protestave të dhunshme në Francë dhe në vende të tjera anëtare.

Sipas një raportimi të Financial Times, që citon zyrtarë të sigurisë, llogari të lidhura me rrjete pro-ruse dhe të ekstremit të djathtë kanë shpërndarë video me përmbajtje të dhunshme për të thelluar kaosin social, ndërsa mes vendeve të dyshuara për ndërhyrje përmenden edhe Irani e Algjeria.

I gjithë procesi po fokusohet te niveli i bashkëpunimit dhe reagimit nga vetë rrjetet sociale.

Një zyrtar i BE-së deklaroi për gazetën britanike se “ne duam të dimë se sa bashkëpunuese janë platformat”, duke nëvizuar se “është e mundur që fushatat ruse të dezinformimit të jenë duke u zhvilluar, por platformat nuk duhet t’i amplifikojnë ato në mënyrë algoritmike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›