E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja tërheq çmimin Nobel për Paqen në Oslo: Të qëndrojmë së bashku

Oslo- Presidentët e tre institucioneve kyçe të BE-së kanë tërhequr Çmimin Nobel të Paqes në Oslo të Norvegjisë, në një ceremoni madhështore të mbajtur për rastin.

BE-ja u shpërblye me çmimin për rolin e saj në bashkimin e kontinentit, pas dy luftërave botërore. Në ceremoni pati duartrokitje kur udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë u ngritëm duke shtrënguar duart.

Kritikët thonë se çmimi është i papërshtatshëm. Ata theksojnë se kriza në Eurozonë ka ekspozuar ndarje të thella në bllokun 27-vendesh. Shumë prej tyre pyesin nëse BE-ja duhet të merrte një nderim të tillë nderin në një kohë kur ka papunësi rekord dhe politika shtrënguese, të mbështetura nga institucionet evropiane, po shkakton tensione serioze sociale në disa shtete anëtare.

Udhëheqësit kombëtare morën pjesë në event, por jo David Cameron i Mbretërisë së Bashkuar. Kreu i Nobel-it Thorbjoern Jagland, i tha audiencës se në krizën e tanishme ekonomike “kuadri politik në të cilin bashkimi është i rrënjosur është më i rëndësishëm se kurrë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku, ne kemi përgjegjësinë kolektive”,- tha ai, duke paralajmëruar një rrezik të nacionalizmit të ri në Evropë.

Çmimi u mor bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso dhe presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.

Në fjalimin e tij të marrjes së çmimit, zoti Van Rompuy nderoi për pasluftën udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë që u futën në BE me bashkimin e interesave të tyre ekonomike.

“Është më mirë për të luftuar rreth tryezës në një fushëbetejë”- tha ai, duke cituar Jean Monnet, një nga themeluesit e BE-së. Z. Van Rompuy tha se tensionet nga kriza ekonomike nuk do t’i kthejnë në errësirën e së kaluarës. Ai përfundoi duke përmendur shprehjen e famshme “Ich bin ein Berliner” citim nga i ndjeri presidenti amerikan John F Kennedy gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai tha se shpresonte se brezat e ardhshëm do të thonë “Unë jam krenar të jem evropian”. Komisioni Evropian, i cili harton ligjet e BE-së, thotë se paratë e Çmimit Nobel, rreth 1.2 milionë euro ‘do të ndahen për fëmijët që janë më në nevojë”.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›