E Martë, 3 Nëntor 2026

BE kërkon armëpushim në Gaza, liderët bien dakord edhe për përdorimin e aseteve ruse në ndihmë të Ukrainës

Krerët e shteteve dhe qeverive nga 27 anëtarët e BE-së u takuan në Bruksel për ditën e parë të samitit të tyre.Presidenti i Këshillit Europian  Charles Michel  deklaroi se unioni ra dakort për një deklaratë të unifikuar për Lindjen e Mesme, për të frenuar katastrofën humanitare.

“BE bën thirrje për një pauzë të menjëhershme humanitare që çon në një armëpushim të qëndrueshëm. Qasja e plotë dhe e sigurt humanitare në Gaza është thelbësore për t’i ofruar popullatës civile ndihmë për shpëtimin e jetës në një situatë katastrofike në Gaza”,  tha Michel.

Ndërkohë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se BE ra dakort per perdorimin e te ardhurave nga asetet ruse per të ndihmuar Ukrainën.

“Kjo nuk është ende një marrëveshje përfundimtare, por  27 vendet e  BE-së  rane dakort  për përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira ruse. Këto burime do të na lejojnë të kemi tre miliardë euro këtë vit, të cilat mund të shpenzohen për blerjen e pajisjeve ushtarake që do të dërgohen në Kiev. Nëse propozimi finalizohet 1 miliard eurot e para mund te transferohen më 1 korrik”,  tha Von der Leyen.

Samiti i liderëve evropianë vjen në një kohë kur Kievi është gjithnjë e më i shqetësuar për qëndrueshmërinë e mbështetjes ushtarake amerikane. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›