BE krijon Fondin e Shpetimit te Shteteve
Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuj njoftoi arritjen e një akordi unanim mes vendeve për ngritjen e një mekanizmi financiar të posacëm që do t’u vijë në ndihmë shteteve të Unionit në krizat e ardhshme.
Fondi i përhershëm, i pagëzuar me emrin, Fondi i Shpëtimit të Shteteve (ESM) do të ketë 500 miliard euro.
Krijimi i këtij fondi është kërkuar me ngulm prej Italisë dhe disa vendeve të tjera. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni u shpreh i lumtur për arritjen e akordit