BE kritika Ballkanit për median, Fule: Demokracia përcaktohet nga liria e shtypit
Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle si dhe ekspertë të medias nga Ballkani dhe Turqia ka dhënë alarmin se liria e medias është duke u përkeqësuar.
Në Bruksel po zhvillohet konferenca “Speak Up” ku marrin pjesë rreth 400 gazetarë nga vendet e Ballkanit dhe Turqia, të cilët kanë shprehur shqetësime për lirinë e medias që nga viti 2011 kur u zhvillua për herë të parë kjo konferencë. Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fule tha se për të parë sesa demokratik është një vend është mirë të analizohet lirisa e medias. Përveç disa lavdërimeve për BE që shtyu për miratimin e legjislacionit që përmbush standardet e BE, të tjerët janë të zhgënjyer në mënyrë të qartë, duke thënë se BE-ja duhet të jetë më shumë aktive në luftën kundër presioneve të politikës në media.
Sipas Indeksit të Lirisë Botërore të Shtypit nga Reporterët pa Kufij, lirina e shtypit në shumicën e vendeve në rajon u paraqit më keq në vitin 2012 sesa në vitin 2011. Ky barometër tregon se mediat në Ballkan kanë mbetur peng i praktikave shtypëse.
Në konferencë u kërkua që Komisioni Evropian të mund të ushtrojë presion mbi qeveritë që janë të etur për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE, kryesisht kur bëhet fjalë për harmonizimin e legjislacionit sipas standardeve të BE-së.
Brukseli ka tentuar që disa vende ti japë shumë rëndësi cështjes së lirisë së medias sa i bëjë pjesë e kritereve kyçe. Ekspertë të medias në Serbi dhe Shqipëri thonë se gazetarët njohin ndikimin pozitiv që BE-ja ka luajtur në nxitjen e legjislacionit për të siguruar standardet e lirisë së medias dhe në ofrimin e një mbështetje financiare.
Ndërkohë një session për Shqipërinë në Konferencën Speak Up do të mbahet më vonë gjatë ditës.