E Diel, 1 Nëntor 2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shqipëria ka marrë dakordësinë në nivelin e COELA-s për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Burime nga Bashkimi Europian bëjnë me dije se COELA ka arritur marrëveshjen për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20.

Ndërkohë kalimi i çështjes në COREPER, pritet të ndodhë nesër rreth mesditës. Pas miratimit në COREPER, pritet të vijojë procedura për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Burimet e BE-së bëjnë me dije se ka plane paraprake për zhvillimin e katër konferencave ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme, me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë.

Për Shqipërinë, data më e mundshme është 13 tetori, pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAC).

Megjithatë, ende nuk ka një datë zyrtarisht të konfirmuar për konferencën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›