E Diel, 1 Nëntor 2026

BE ndan 7. 4 milione per zhvillimin ekonomik rajonal te Kosoves

Procesi eshte zhvilluar ne bashkepunim te ngushte me te pese Agjencite per Zhvillim Rajonal ne Kosove me themelimin e te cilave koordinimi i investimeve nga Komisioni Evropian ka shenuar progres. Pas nenshkrimit te marreveshjeve nderrajonale per bashkepunim kryetaret e komunave kane krijuar edhe planet strategjike zhvillimore pas te cilave vine edhe grantet e para per Zhvillim Ekonomik Rajonal nga Komisioni Evropian EURED. Ne takimin e dyte promovues ne Peje pas atij te se premtes ne Prizren kryesuesi i Zyres Nderlidhes te Komisionit Evropian ne Pishtine Kjartan Bjornsson me kete rast tha Nenshkrimi i kontratave te para eshte frut i punes dhe perkushtimit 15-te muajsh te kryetareve dhe te stafit te Agjencionit per Zhvillim Rajonal te cilet kane identifikuar projekte konkrete dhe te qendrueshme te cilat krijojne vende te reja pune dhe rritje ekonomike ne rajonin perendim.

Kater projekte per Rajonin e Pejes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qyteti i Pejes

Rajoni Perendim perfshin gjashte komuna te Rajonit te Pejes Istog Peje Decan Junikun si dhe Gjakoven e cila duke mos qene pjese e kesaj marreveshjeje nuk eshte as perfituese e ndonje projekti. Nderkohe te pese komunat nenshkruese te marreveshjes jane perfituese te granteve ne vlere prej 1.8 milione eurosh me pjesemarje prej 10 ne investime. Dhe kjo fale perkushtimit te AZHR-se ndaj aplikuesve thote Leman Hatashi drejtoreshe e Agjencionit per Zhvillim Rajonal-Perendim sipas se ciles te kater projektet e Rajonit-Perendim synojne nxitje e zhvillim te qendrueshem ekonomik ne pese komunat nenshkruese te marreveshjes nderkomunale duke inkurajuar diversitetin dhe konkurrencen ne turizem dhe sektorin e bujqesise.

Shumica e projekteve jane te perqendruara ne zhvillimin e turizmit perforcimin e agrobiznesit perkrahjen per ndermarresi dhe krijimin e vendeve te punes. Projektet do te implementohen nga komunat dhe nga OJQ-te. Ndersa ne do te mbetemi te perkushtuar ne perkahjen e metutjeshme te projekteve te tilla ne te ardhmen thote z.Bjornnson.

Perkrahja e B-se per Kosoven do te vazhdoje

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fshat malor n Kosove

Grantet e BE-se financohen nga tatimpaguesit e shteteve anetare te Bashkimit Ervropian. Kushti kryesor per aplikim per keto grante eshte partnerireti. Sipas kryetarit te komunes se Pejes Ali Berisha komunat e Rajonit-Perendim jane shembull i mire bashkepunimi ndersa projektet e perfituara kane domethenie shume te madhe per zhvillimin e ketij ajoni. Tashme projektet e perzgjedhura denjesisht nga KE varen nga implementimi qe do tiu bejme. Projektet shume domethenese per pasuri natyrore te ketij rajoni qe eshte Gryka e Rugoves duhet te kthehen ne fitimprures te medhenj te komunes se Pejes por edhe te rajonit. Po ashtu duhen shfrytezuar kapacitetet bujqesore kapacitete per perpunimin e produkteve ne menyre qe popullata e ketij rajoni te jete perfituesi me i madh thote kryetari Berisha.

Veshtiresite e aplikuesve

Duke qene se bujqesia eshte nder sektoret kryesore te ekonomise kosovare Komisioni Evropian kete vit ka ndare grante ne vlere prej 5.5 milione eurosh edhe per zhvillimin e bujqesise. Por qasja ne keto fonde nuk eshte gjithnje e lehte mendon Bajram Qekaj nga Drejtoria per Bujqesi Pylltari dhe Zhvillim Rural. Aplikimin per grantet e BE-se fermeri smund te plotesoje assesi por as ne si keshilltare sepse kerkohet nje dije e shtuar nje disipline te cilen ne me seminaret njeditore nuk mund ta pervetesojme. Si pasoje shumica e fermereve qe kane mundesi aplikimi mbesin jashte per kete arsye. Dhe une kisha bere thirrje qe te kihet parasysh nje porlbem i titlle thote z.Qekaj.

Arben Binakaj nga Dranoci pronar i 540 hektareve toke ka ofruar nje porjekt 2 milionesh ndonese mundesia per aplikim ishte 200 mije deri ne 500 mije euro. Mendojsha me ba sera dhe cdo gje qe importohet ne dimer te jete prodhim vendor. Por ishte nje investim i madh ndersa per reduktim te projektit nuk ka ardhe ne shprehje. Thjesht refuzohesh me nje jo por arsyen saktisht nuk e di. Mlumshin krahet e mi. Kaq

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepi druri per pushues ne malet e Rugoves

Shihemi ne Dukagjin

Sidoqofte Zyra Nderlidhese e Komisionit Evropian ne Prishtine tashme ka nenshkruar kontratat e para te projekteve per Zhvillim Ekonomik Rajonal EURED me te cilat synohet zhvillimi ekonomik dhe pajtimi ne Kosove. Grantet ne vlere prej 7.4 milione eurosh perfshinjne te pese rajonet e Republikes se Kosoves. Me kete rast Rajoni-Veri eshte perfitues i tri projekteve Rajoni-Lindje ka perfituar dy projekte dhe Rajoni-Jug gjashte projekte. Zbatimi i kater projekteve te Rajonit-Qender eshte ne pritje te aktivizimit te Agjencionit Zhvillimor Rajonar Qender nga bordi udheheqes ndersa te kater projektet e Rajonit Perendimor gjegjesisht te atij te Pejes jane Zhvillimi i Rrafshit te Dukagjinit dhe Bjeshkes se Rugoves Iniciativa per perpunimin e qumeshtit per lidhjen e Kosoves me Evropen Diversiteti i aktiviteteve ekonomike ne Rajonin Perendimor si dhe projekti per zhvillimin e turizimit Shihemi ne Dukagjin.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›