E Martë, 3 Nëntor 2026

BE ndihmë Ballkanit – Në katër vite do jepen 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë kredi

Bashkimi Europian miratoi këtë të enjte 65 miliardë euro financime për të 4 vitet e ardhshme. Nga kjo shumë, 50 miliardë euro do të jenë ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, afro 10 miliardë do të jenë për menaxhimin e migracionit ilegal, ndërsa 6 miliardë do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Planin për 2 miliardë euro për Ballkanin e ka prezantuar më herët

Komisioni Evropian, por mjetet për të nuk ishin siguruar deri më tani, dhe tashmë duhet edhe pajtimi i Parlamentit Evropian në mënyrë që BE-ja të mund të nisë dhënien e asistencës financiare për rritje ekonomike në rajon.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë do të tërhiqen në formën e kredive të favorshme për të cilat garancitë do t’i japë Bashkimi Evropian. Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i këtyre mjeteve nga vendet e rajonit do të jetë i kushtëzuar me sundimin e ligjit. Ndërsa, për Kosovën dhe Serbinë do të ketë edhe kushtëzime specifike që kanë të bëjnë me përparimin në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre.

Gazetar A. Mata

/RTSH/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›