E Diel, 1 Nëntor 2026

BE nuk rivendos vizat per Serbine dhe Maqedonine por e le deren e hapur ...

style=positionrelativez-index2>

Komisioni Evropian miratoi nje dokument per vendosjen e klauzolave te sigurise ne sistemin evropian te vizave. Masa e re do te mundesoje pezullimin e perkohshem te regjimit pa viza ne raste te jashtezakonshme.

Edhe pse udhetimi pa viza paraqet nje lehtesim per qytetaret dhe eshte nje nga arritjet me te medha te BE-se ne bashkepunimin me vendet jashte tij Brukseli do te miratoje rregullore te reja te cilat do te jene ne gjendje ti pergjigjen ne menyre efikase situatave te jashtezakonshme dhe abuzimeve me sistemin ekzistues. Komisarja e BE-se per ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom i shpjegoi keshtu masat mbrojtese per pezullimin e perkohshem te regjimit pa viza Fjala eshte vetem per raste te jashtezakonshme dhe kjo do te jete mjeti i fundit pas nje liste te gjate masash te ndryshme qe mund te merren. Nuk synohet qe ky mekanizem te hyje ne fuqi sot. Shpresoj qe ai kurre te mos vihet ne zbatim por duhet te ekzistoje per te mbrojtur integritetin e sistemit dhe per te lejuar vazhdimin e procesit te liberalizimit te vizave.

Malmstrom Nuk rekomandojme rivendosjen e vizave sot

Ne Komisionin Evropian eshte theksuar disa here se ky propozim nuk i referohet asnje vendi konkretisht dhe se nuk ka automatizem dhe se fjala eshte per nje klauzole te pergjithshme Une nuk propozoj rivendosjen e vizave per cfaredo vendi qofte sot. Ka pasur probleme me disa vende ne jemi ne dialog me to dhe po perpiqemi ti zgjidhim keto probleme se bashku. Keto rregulla kane te bejne me te ardhmen dhe ekzistojne per te bere te mundur qe ne rast se do te kete probleme urgjente te ekzistoje edhe mundesia e pezullimit te perkohshem te regjimit pa viza por pasi te jene shfrytezuar te gjitha masat e tjera - sqaroi Malmstrom.

Ajo shtoi se sipas propozimit te Komisionit asnje vend nuk do te marre i vetem vendimin per aplikimin e masave te tilla por do te respektoje ne menyre rigoroze procedurat e caktuara.

Numri me i madh i kerkesave per azil vjen nga Serbia dhe Maqedonia

Me rastin e kumtimit te propozimit per ndryshimin e rregulloreve per sistemin evropian te vizave ne Komisionin Evropian u permenden edhe rastet e Serbise dhe Maqedonise qe jane per vendet prej nga ka mberritur numri me i larte i azilkerkuesve ne BE pas liberalizimit te vizave.

Me Serbine dhe Maqedonine jemi ne bisedime per ti minimizuar se bashku problemet. Ka nje fare perparimi por problemi vazhdon te ekzistoje edhe ne vende te tjera - beri te ditur komisarja Malmstrom duke theksuar se sistemi i paralajmerimit ekziston tashme me qellim qe problemet te zgjidhen perpara se te jete nevoja per suspendimin e regjimit pa viza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›