E Diel, 1 Nëntor 2026

BE pajtohet me idenë që EULEX të firmosë protokoll akordi me Serbinë

Bruksel, 1 shtator, NOA - Sezoni i ri i punëve në BE do të nisë me diskutime të nxehta për Kosovën.

Bashkimin Evropian pajtohet me idenë që misioni i tij në Kosovë, EULEX dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit policor, raporton agjencia beogradase e lajmeve Beta.

Sipas kësaj agjencie, burime në Bruksel i kanë thënë se është vetë Kushtetuta e Kosovës që i mundëson një gjë të tillë EULEX-it. Zyrtarë të BE-së i referohen pikës së Kushtetutës që flet për pakon e Ahtisaarit dhe prezencën civile ndërkombëtare në Kosovë, për të justifikuar vendimet e EULEX-it.
Në kryeqytetin evropian e vlerësojnë si kruciale arritjen e kësaj marrëveshje si parakusht për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, atje thuhet se marrëveshja e tillë duhet të shikohet në prizmin e luftës kundër krimit të organizuar.
I dërguari i posaçëm i BE-së në vend, Pieter Feith, është nisur në Bruksel për këtë çështje. Ai nesër do të raportojë refuzimin kosovar në raportin që do tia paraqesë anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian. Kjo do të jetë hera e parë që Feith raporton, pas ndërrimit të legjislaturës evropiane. Feith e Kermabon javën e kaluar e morën JO-në përfundimtare për protokollin nga presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci, që thanë se e mbyllin çdo diskutim për çështjen.
Prezenca evropiane në Kosovë tha se për hapat e ardhshëm pritet vendimi i Bashkimit Evropian në Bruksel. Protokolli i bashkëpunimit të EULEX-it me Serbinë është kundërshtuar nga e gjithë skena politike kosovare, si dhe nga lëvizja Vetëvendosje që sulmoi 28 vetura të misionit evropian, për të cilën aktivistët e saj u dënuan me 30 ditë paraburgim.

NOA-INA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›