BE pezullon kundër-tarifat ndaj SHBA-së për 6 muaj, për shkak të marrëveshjes së re

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të pezullojë për gjashtë muaj kundërmasat tarifore ndaj Shteteve të Bashkuara. Ky vendim vjen pas një marrëveshjeje të arritur mes dy palëve më 27 korrik.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, bëri të ditur se “BE-ja vazhdon të punojë me Shtetet e Bashkuara për të finalizuar një deklaratë të përbashkët”.
Si rezultat i kësaj, Komisioni do të marrë masat e nevojshme për të pezulluar kundërmasat e BE-së, të cilat do të hynin në fuqi më 7 gusht. Miratimi i kësaj mase pritet të bëhet nesër, më 5 gusht.
Detaje të marrëveshjes
Më 31 korrik, Shtetet e Bashkuara lëshuan një urdhër ekzekutiv që konfirmoi hapin e parë të marrëveshjes: vendosjen e një tarife të vetme prej 15%. Ky ishte një lehtësim i menjëhershëm për BE-në, pasi tarifa prej 15% përfshin tarifat e kombit më të favorizuar, duke parandaluar vendosjen e tarifave shtesë.
Një zëdhënës i Komisionit të BE-së deklaroi se ky hap i parë i SHBA-së lehtëson menjëherë barrën tarifore për BE-në. Elementet e tjera të marrëveshjes pritet të zbatohen në vijim nga ana e Shteteve të Bashkuara. ANSA
/rtsh.al/