E Diel, 1 Nëntor 2026

BE pezullon marrëveshjet tregatre me SHBA-të

Parlamenti Europian ka vendosur të pezullojë marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke shtyrë miratimin e saj.

Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare të Parlamentit Europian, e njoftoi këtë në një konferencë për shtyp në Strasburg, duke zyrtarizuar vendimin e shpallur dje nga Manfred Ëeber, president i Grupit të PPE-së, në marrëveshje me socialistët dhe liberalët.

Me kërcënimet e reja tarifore, “Donald Trump e ka shkelur” paktin e nënshkruar në Skoci në korrik, theksoi Lange.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›