E Diel, 1 Nëntor 2026

BE propozon heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave me gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në regjimin e BE-së “Roam Like at Home” (Roaming si në shtëpi).

Sipas njoftimit të Komisionit, pasi të finalizohen marrëveshjet me secilin shtet dhe të sigurohet përputhshmëria e plotë me rregullat e roaming-ut të BE-së, qytetarët që udhëtojnë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të kryejnë thirrje, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil pa tarifa shtesë roaming-u.

Kjo do të nënkuptojë tarifa vendore dhe lidhje të pandërprerë si për qytetarët e rajonit që vizitojnë BE-në, ashtu edhe për qytetarët e BE-së që udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor.

Me miratimin e mandateve negociuese, Komisioni Evropian do t’i kërkojë autorizim Këshilli i Bashkimit Evropian për të nisur zyrtarisht negociatat me partnerët e rajonit. Pas dhënies së këtij autorizimi, do të zhvillohen bisedime dypalëshe me secilin shtet. Nëse negociatat përfundojnë me sukses, rajoni do të përfshihet në zonën “Roam Like at Home” të BE-së.

Komisioni thekson se kjo nismë është një hap konkret drejt integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit të plotë, në përputhje me Planin e Rritjes 2023 për rajonin.

Regjimi “Roam Like at Home” zbatohet në territorin e BE-së që nga viti 2017.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›