E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE sanksione naftes iraniane

Vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë mundësinë e shtimit të sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit.

Mësohet se vendet anëtare të unionit por shqyrtojnë mundësinë e embargos ndaj naftës iraniane, burimi kryesor i të ardhurave të regjimit të Ahmadinexhad.

“Ka dikskutime mbi mundësinë e vendosjes së embargos së naftës iraniane dhe pasojat që mund të krijojë ajo në tregun e brendshëm të BE-së”, citohet nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA, një burim nga komuniteti europian.

Kërkesa për vendosjen e embargos pritet t’u shtrohet për shqyrtim Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së gjatë takimit që do të mbajë në janar të 2012-s.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›