E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE sanksione te reja ndaj Iranit


Bashkimi Europian vendosi ditën e enjte sanksione të reja ndaj Iranit, këtë herë adresuar 180 zyrtarëve të lartë, të cilët pengohet të udhëtojnë në hapësirën shengen apo të kryejnë çfarëdo lloj transaksioni ekonomik.

Ministrat e Jashtëm, në takimin e Brukselit, ranë rakord që të përpunojnë edhe një paketë të re shtrënguese që do të godasë edhe sektorin energjitik irianian.

Masat vijnë pasi një raport i Agjensisë Bërthamore të OKB-së, vërtetoi se Teherani është duke punuar edhe për zhvillimin e armëve bërthamore, përveç energjisë për arsye civile.

Dy ditë më parë, ambasada britanike u bastis në Teheran, ngjarje që solli mbylljen e ambasadave në të dy vendet përkatëse. Gjithashtu, Franca e Gjermania u solidarizuan duke tërhequr përfaqësitë e tyre nga vendi arab.

Një javë më parë, SHBA dhe Kanadaja deklaruan së bashku një seri masash shtënguese ndaj Iranit. Megjithatë, Rusia vazhdon të jetë e palëkundur në rolin e saj si mbështetëse. Ministri i Jashtëm, Lavrov, deklaroi të martën se politika e ultimatumeve dhe masave do të sjellë si në Iran ashtu dhe në Siri, vetëm largimin e autoriteteve nga tryeza e bisedimeve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Urdhër-arresti për Ilir Kumbaron
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›