E Enjte, 5 Nëntor 2026

BEJRUT-TEL AVIV – Hezbollahu njofton sulme hakmarrëse ndaj Izraelit

TEL AVIV/BEJRUT, 25 gusht /ATSH-DPA/  – Milicia pro-iraniane Hezbollah deklaroi sot në mëngjes se kishte filluar hakmarrjen e saj kundër Izraelit për vrasjen e një prej komandantëve të saj në Bejrut.

Milicia pro-iraniane Hezbollah thotë se ka filluar hakmarrjen e saj kundër Izraelit për vrasjen e një prej komandantëve të saj në Bejrut.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 48-orëshe në të gjithë Izraelin si përgjigje ndaj kërcënimit në rritje të sigurisë.

Ai tha se ”situata emergjente do të jetë në fuqi për 48 orët e ardhshme”

Më herët, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se kishin zbuluar se Hezbollahu do të “lëshonte së shpejti raketa, dhe ndoshta raketa dhe UAV drejt territorit izraelit”.

“Në një akt vetëmbrojtjeje për të hequr këto kërcënime, IDF-ja po godet objektivat terroriste në Liban, nga të cilat Hezbollahu po planifikonte të nisë sulmet e tij kundër civilëve izraelitë,” theksoi zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›