E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Arrestohet një i dyshuar si terrorist i ISIS-it në një stacion hekurudhor

BERLIN, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Një burrë i dyshuar për mbështetjen e organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik (ISIS) u arrestua në stacionin qendror të trenit të Berlinit, njoftuan prokurorët gjermanë.

Personi i dyshuar po hetohet për mbështetje të një organizate terroriste jashtë vendit, mes akuzave të tjera.

Ai po mbahet në paraburgim.

Sipas agjencisë gjermane të transmetimit publik ARD, i dyshuari është një burrë 34-vjeçar me nënshtetësi gjermane, i cili kohët e fundit ka jetuar pranë stacionit qendror të trenit, edhe pse ndoshta pa një adresë të përhershme.

Ai thuhet se ka udhëtuar shumë gjatë javëve të fundit, duke përfshirë Pakistanin dhe Austrinë.

Prokurorët e akuzojnë burrin se ishte përfshirë në transferimin e një shume katërshifrore parash një anëtari të Shtetit Islamik në Siri në qershor 2020.

Ai dyshohet se i çoi paratë në një vend tjetër evropian për t’ia dorëzuar një ndërmjetësi që ia transferoi Siria.

Prokurori tha se paratë kishin për qëllim të ndihmonin një mbështetës të Shtetit Islamik, i cili u largua nga një kamp në Sirinë veriore për të siguruar sigurinë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›