E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Gjermania: Kina të mos furnizojë Rusinë me dronë kundër Ukrainës

BERLIN, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock paralajmëroi Kinën kundër mbështetjes së pushtimit rus të Ukrainës me pajisje ushtarake, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Baerbock tha se ”mbështetësit e Rusisë duhet të kuptojnë se lufta në Ukrainë ka të bëjë me interesat kryesore të sigurisë të Evropës dhe për këtë arsye mbështetja e Rusisë duhet dhe do të ketë pasoja për Kinën”.

Baerbock ndodhet në Bruksel për t’u takuar me homologët e tij të BE-së për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe mbështetjen që Rusia po merr nga Koreja e Veriut, Kina dhe Irani.

Bashkimi Evropian gjithashtu paralajmëroi Kinën gjatë luftës në Ukrainë kundër furnizimit të drejtpërdrejtë të pajisjeve ushtarake për Rusinë.

Përpara takimit të ministrave të Jashtëm, një zyrtar i BE-së tha se blloku kishte marrë raporte nga burime sekrete se një fabrikë brenda Kinës po prodhon dronë që po dërgohen në Rusi dhe përdoren kundër Ukrainës.

Zyrtari i BE-së tha se ”Kina e ka furnizuar Rusinë me mallra dhe teknologji me përdorim të dyfishtë që mund të ripërdoren për përdorim ushtarak në Ukrainë”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›