E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Kreu i AfD-së planifikon një bisedë live me Elon Musk

BERLIN, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Plane konkrete janë duke u zhvilluar për një takim online midis miliarderit amerikan Elon Musk dhe udhëheqëses së ”Alternativës për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë, Alice Weidel, deklaroi zëdhënësja e saj.

“Ne jemi tashmë në kontakt për një X Space mes të dyve”, theksoi zëdhënësi Daniel Tapp.

”Spaces” është një veçori që lejon që bisedat në platformën X të Musk të transmetohen drejtpërdrejt.

Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, i njohur për postimin e mesazheve provokuese në platformën e tij, ka nxitur një debat në politikën gjermane ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 23 shkurtit.

Gjatë fundjavës, ai promovoi sërish AfD-në në një kolonë opinioni për gazetën Welt am Sonntag që ngjalli diskutime dhe kritika të gjera.

“Prisni derisa Alice dhe unë të kemi një bisedë rreth X Spaces. Ata do të humbasin mendjen”, shkroi Musk të hënën në përgjigje të një ndikuesi të afërt me AfD.

Weidel falënderoi Musk për mbështetjen e tij në një video X.

”Deri më tani, nuk ka pasur asnjë telefonatë apo takim personal mes Weidel dhe Musk, por kjo patjetër do të ndryshojë së shpejti”, tha zëdhënësi i AfD./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›