E Diel, 1 Nëntor 2026

BERLIN – Macron: Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen i afron më shumë evropianët dhe amerikanët

BERLIN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Evropianët dhe amerikanët po afrohen. E pamë këtë në G7, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë për shtyp pas samitit të E5.

“Bisedimet e sotme treguan se jemi shumë të bashkuar. Ne evropianët kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes; duam të rrisim kapacitetin tonë parandalues”, shtoi ai.

”Evropa duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e saj në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë duke ndjekur me vendosmëri rrugën që ka ndërmarrë drejt një komponenti më të fortë dhe më të qëndrueshëm të Aleancës Atlantike”, deklaroi po ashtu kryeministrja Giorgia Meloni në deklaratat për shtyp së bashku me udhëheqësit e tjerë të vendeve të E5.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›