E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Merz siguron: CDU nuk do të bashkëpunojë me AfD-në e ekstremit të djathtë

BERLIN, shkurt /ATSH-ANSA/ – Është thënë qartë disa herë: nuk do të ketë asnjë bashkëpunim mes nesh dhe AfD-së, deklaroi kreu i CDU-së Friedrich Merz, kandidat për kancelar për zgjedhjet e 23 shkurtit.

I pyetur nëse do të pranonte votat e AfD-së për të arritur shumicën, ai u përgjigj: “jo”, duke shtuar se mund ta garantonte personalisht.

Në të njëjtën kohë kur në Berlin do të nisë një demonstratë e madhe kundër së djathtës ekstreme dhe në mbrojtje të të ashtuquajturit “Brandmauer”, kordonit sanitar të partive anti-AfD, Merz shpjegoi gjithashtu se për momentin arritja e mazhorancës në parlament varet nga fakti se qeveria e ”semaforëve” (koalicioni prej 3 partish) ka rënë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›