E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz: Do të vazhdoj të bisedoj me Putinin, pavarësisht reagimeve

BERLIN, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti se dëshiron të vazhdojë të flasë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht kritikave nga Kievi dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë.

“Kam folur me presidentin rus dhe do të flas përsëri me të,” theksoi ai pas një takimi me kryeministren estoneze Kristen Michal në Berlin.

Ai tha se ”do t’ia bënte gjithmonë të qartë se ishte detyra e Putinit që të mbarojë luftën, të ndalojë agresionin e tij dhe gjithashtu të tërheqë trupat”.

Michal u kundërpërgjigj se ai dyshon se Putini mund të bindet të tërhiqet me telefonata.

Sipas tij, ”Rusia duhet të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve me mbështetje të mëtejshme dhe më të madhe perëndimore për Ukrainën”.

Scholz foli me telefon me Putinin në nëntor për herë të parë në më shumë se dy vjet dhe u kritikua për këtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy dhe udhëheqës të tjerë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›