E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin për Ukrainën

BERLIN, 17 nëntor /ATSH-AFP/- Kancelari gjerman Olaf Scholz rikonfirmoi sot mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën – pas kritikave për bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Scholz tha se asnjë vendim për t’i dhënë fund luftës me Rusinë nuk do të merrej pa Kievin.

“Ukraina mund të mbështetet tek ne dhe asnjë vendim nuk do të merret pas shpinës së Ukrainës”, tha kancelari gjerman, Scholz.

“Ishte e rëndësishme të thuhej gjithashtu se Putini nuk duhet të shpresojë në dobësimin e mbështetjes për Ukrainën – të Gjermanisë, Evropës dhe shumë të tjerëve në botë,” tha Scholz në Berlin përpara se të nisej për në samitin e G20 në Rio de Janeiro.

Scholz shtoi se i kishte thënë Putinit se tani i takonte atij të siguronte që lufta të përfundonte.

“Biseda ishte paralajmëruar shumë më herët”, tha ai.

Gjatë bisedës kuptova se nuk ka ndryshime të mëdha me presidentin rus në lidhje me pikëpamjet e tij për këtë luftë – gjë që nuk është një lajm i mirë”, tha Scholz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›