E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Starmer: Bashkëpunim, por jo ribashkim me BE-në

BERLIN, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Keir Starmer përjashtoi sot sërish mundësinë e ribashkimit me Bashkimin Evropian, ndërsa u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.

Në një vizitë dyditore në Evropë, Starmer tha se dëshiron të “rivendosë” marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në.

”Kjo nuk do të thotë ndryshim i Brexit-it ose rihyrje në tregun e vetëm ose në bashkimin doganor, por do të thotë një marrëdhënie më e ngushtë në një numër frontesh”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp, pas bisedimeve me Scholz.

Starmer përjashtoi gjithashtu një “skemë të lëvizshmërisë së të rinjve” që do t’i lejonte të rinjtë evropianë të punojnë pa viza në MB dhe anasjelltas.

Kryeministri shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për sulmin vdekjeprurës me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingen, të premten./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›