E Diel, 1 Nëntor 2026

BERLIN- Zelensky takohet me përfaqësuesit amerikanë për paqen në Ukrainë

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua  sot me përfaqësuesit e presidentit amerikan Donald Trump për bisedime mbi mënyrat e përfundimit të luftës me Rusinë, duke nisur dy ditë diplomacie krize në Berlin.

Presidenti Trump ka shtyrë përfundimin e konfliktit pothuajse katërvjeçar, por pyetje kyçe mbeten mbi lëshimet territoriale, garancitë e ardhshme të sigurisë për Kievin dhe nëse Rusia do të pranonte ndonjë propozim të dakordësuar nga europianët dhe amerikanët.

Kancelari gjerman Friedrich Merz u shfaq duke i dhënë një “mirëseardhje të ngrohtë” Zelensky, si dhe përfaqësuesit e posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner.

“Ne e nisëm takimin tonë”, shkroi Zelensky në Telegram, duke postuar fotografi të delegacionit ukrainas bashkë me Merz, përfaqësuesit amerikanë dhe komandantin më të lartë të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Alexus Grynkewich.

“Ne duam një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, shkroi Merz në X. “Pyetje të vështira na presin, por jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë gjithashtu interesa evropiane”, tha ai. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›