E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH financon ndërtimin e dy HEC-ve në Korçë

Grupi "Hidrocentrali Korça" shpk ka siguruar financimin prej 5,2 milionë euro nga kjo bankë për ndërtimin e dy HEC-ve.

“Hidrocentrali Korça" që ka marrë ndërtimin me konçension të HEC-ve Verbë-Selcë 1 dhe 2, me kapacitet prodhues prej 5 MW dhe prodhim deri në 23 GWh energji/vit, pritet t'i fusë në punë vitin që vjen.

"Hidrocentrali Korça" është një grup shqiptar në pronësi të dy shoqërive italiane, "Fidia Ambiente & EdilEurope" srl, dhe kompania shqiptare "Xhemi" . /Start/

                                                                                             2012-09-25 14:54
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›