E Shtunë, 31 Tetor 2026

B.Fildishte sulm ndaj bunkerit te Gbagbo-s

Forcat kundërshtare të presidentit të paligjshëm të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, janë duke ndërmarrë ofensivën finale në rezidencën presidenciale, në bunkerin e së cilës është strehuar.

Gbagbo është duke negociuar me OKB-në rreth termave të largimit të tij, por duket se trupat e Alassaine Ouattara nuk janë të gatshme të presin deri në mbarimin e bisedimeve.

Një zëdhësës i qeverisë franceze bëri të ditur se të shtëna janë dëgjuar nga rezidenca e Gbagbos në Abixhan.

Vendi i Afrikës Perëndimore u zhyt në krizë të thellë politike pasi presidenti Gbagbo nxorri në rrugë ushtrinë për të mbrojtur me forcë pushtetin e tij, edhe pse humbi në zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›