E Diel, 1 Nëntor 2026

BIA udhëzoi Daçiqin të mos hipë në aeroplan, shkaku i pasigurisë

Agjencia serbe Informative dhe e Sigurisë (BIA) e njoftoi sot MPB-në e këtij vendi fqinj se aeroplani qeveritar serb, me të cilin kryeministri Ivica Daçiq sot udhëtoi për në Dublin të Irlandës, nuk është i sigurt, merr vesh gazeta Blic. Sipas kësaj gazete, aeroplani gjatë qëndrimit në aeroportin e Dublinit nuk ka qenë i siguruar, andaj BIA ka vlerësuar se mund të ndodhë ndonjë diversion.

Sipas njohurive të gazetës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Millorad Veloviq, dhe sekretarin shtetëror në MPB, Vanja Vukiq e kanë informuar Daçiqin që të mos hyjë në aeroplan derisa të mos kryhet kontrolli i jashtëzakonshëm i aeroplanit, por kryeministri serb megjithëkëtë ka vendosur që të kthehet në Beograd me atë aeroplan.

“Kam obligime dhe më duhet të kthehem. Nuk dua ta shtyj fluturimin”, i ka thënë Daçiqi drejtorit të policisë.

Në anën tjetër, MPB-ja serbe konsideron që aeroplani me të cilin Daçiqi kthehet nga Dublini për në Beograd është i sigurt. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›